Ditën e sotme, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Të enjten në këtë proces, dëshmitari i 106-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar dëshminë e tij.
E gjithë dëshmia e tij u dëgjua në sesion privat për publikun. Megjithatë, u bë e ditur që ai ishte i pranishëm në sallë përmes video-lidhjes.