Vazhdon shtrenjtimi, çmimi i naftës në Kosovë po ngjitet drejt 2 eurove

Çmimet e karburanteve janë rritur përsëri edhe sot në Kosovë. Nëpër stacione të ndryshme karburantesh, në tableat treguese shihet që çmimi për një litër naftë ka shkuar në afro 1 euro e 90 centë, derisa në disa të tjera varion nga 1 euro e 80 centë deri në 1 euro e 87 centë.

Ndërkohë naftëtarët dje i kanë dërguar letër kryeministri Kurti, duke i kërkuar që të ulë akcizën apo TVSH-në për produktet e naftës dhe jo marzhën.

Naftëtarët kanë kërcënuar me mbyllje të pompave në rast se nuk iu përmbushen këto dy kushte./Express


Shtuar 10.06.2022 18:30