Vazhdon “mallkimi” i autobusit jeshil, urbani pëson defekt në mes rrugës, shkakton kaos në Tiranë

Vazhdon mallkimi i autobusit jeshil në Tiranë. Urbani i linjës “Rruga e burgut – Qytet Studenti” është prishur në mes të rrugës, duke shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën pranë Arkivës.

Kujtojmë se disa ditë më parë, autobusi i po së njëjtës linjë u përplas me stacionin ku presin udhëtarët.

Gjithashtu një tjetër autobus jeshil, jo shumë ditë më parë, na në lumin Lana së bashku me pasagjerët, por fatmirësisht pa dëme./albeu.com