Vazhdon “lufta” në distancë Kim-Berisha, ambasadorja amerikane i vë vulën: Mos mbroni një fantazmë! (FOTO LAJM)

Lufta verbale mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ambasadores Yuri Kim vazhdon të zhvillohet në distancë.

Së fundmi Yuri Kim ka hedhur “thumbin” e radhës ndaj Sali Berishës i cili po kalon ditët më të vështira në politikën shqiptare.

Të lidhura

None found

Ambasadorja amerikane ka folur për politikën shqiptare gjatë një interviste të dhënë për VOA që transmetohet sonte. Por në përshkrimin e intervistës së dhënë, Kim shkruan:

“30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje? Luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat?

E ardhmja apo e shkuara? Le të shikojmë drejt së ardhmes. Do ta bëjmë së bashku”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

 

Çfarë ndodhi me Sali Berishën?

Deputeti Sali Berisha u përjashtua nga PD nga kryetari aktual Lulzim Basha i cili në atë kohë u shpreh se ky ishte një vendim shumë i vështirë por i detyruar dhe i nevoshëm për të ardhmen e partisë.

Kjo ishte dhe momenti ku mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës janë ndarë thellësisht pikëpamjet dhe bashkëpunimi, ku ish-kryeministri e ka quajtur kryetarin e PD një tradhtar i cili sipas tij e ka shitur tek Rama dhe SHBA.

Berisha ka nisur aksionin brenda PD për ta cuar anëtarësinë në zgjedhje, aksion i cili nis ditën e sotme në orën 19:00 dhe pritet të ndodhin lëvizje të mëdha mes demokratëve. /albeu.com/

 

 


Shtuar 16.09.2021 15:27