Vazhdojnë protestat në Evropë, fermerët bllokojnë kufirin holandez-belg (VIDEO)

Fermerët e zemëruar, duke vazhduar protestat që nisën javën e kaluar, kanë bllokuar një autostradë në kufirin holandez-belg që lidh Mastrihtin dhe Liezhin, raportoi sot uebfaqja holandeze e monitorimit të trafikut ANWB.

Sipas ANWB, trafiku në autostradën A2 është ndërprerë në drejtim të Mastrihtit drejt Lièges.

Mediat holandeze transmetojnë pamjet e dhjetëra traktorëve që bllokojnë pikën kufitare.

Të premten, fermerët holandezë dhe belgë bllokuan pikat kufitare në anën perëndimore të kufirit, më afër Antwerpen.

Javët e fundit, fermerët në vende të ndryshme evropiane kanë protestuar për çmimet e ulëta për prodhimet e tyre, kostot në rritje, importet e lira dhe kufizimet e vendosura nga BE për të luftuar ndryshimet klimatike./albeu.com


Shtuar 5.02.2024 17:58