Vatra të mëdha zjarri në Amerikë, digjen më shumë se 1.1 milion hektarë tokë

Në shtetin amerikan të Oregonit, ka rënë një zjarr i madh që ka djegur më shumë se 300,000 hektarë tokë dhe ka shkaktuar mijëra evakuime.

Zjarri, tashmë ndër më të mëdhenjtë në historinë e fundit të shtetit, është një nga më shumë se 80 vatrat e mëdha që janë ndezuar në 11 shtete.

Favorizuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, zjarri vazhdon të jetë aktiv që prej datës 6 korrik.

Në Kanadanë fqinje, valët e nxehtësisë kanë favorizuar gjithashtu qindra zjarre.

Zjarret kanë shkatërruar në më shumë se 1.1 milion hektarë në SHBA, kryesisht në shtetet perëndimore, sipas Qendrës Kombëtare të Zjarrit./albeu.com


Shtuar 19.07.2021 22:48