Një zyrtar ukrainas ka hedhur poshtë pretendimet e Papës se Vatikani po merr pjesë në një “mision paqeje” që synon t’i japë fund luftës.
Zyrtari anonim, i cili është afër zyrës presidenciale, i tha CNN: “Presidenti Zelensky nuk ka pranuar për ndonjë diskutim të tillë në emër të Ukrainës. Nëse bisedimet po ndodhin, ato po ndodhin pa dijeninë tonë apo bekimin tonë”.
Papa Françesku më herët deklaroi se Vatikani është i përfshirë në një mision paqeje për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Ka një mision në rrjedhë tani, por nuk është ende publik. Kur të jetë publik, do ta zbuloj”, u tha ai gazetarëve. /albeu.com