Një palë vathë duket se janë bërë ‘molla e sherrit’ më të fundit në estrden shqiptare. Bëhet fjalë për dy këngëtaret e dashura për publikun Dafina Zeqirin dhe Era Istrefin që duket se janë përfshirë një vorbull debati ku epiqendra janë vathët.
Fillimisht, Dafina u shfaq me këta vathë në rrjetet sociale dhe më pas Era publikoi foton që paralajmëronte këngën me Mozzik. Kaq mjaftoi që Dafina të shkonte në Tëitter dhe të shkruante disa statuse.
‘Je qesharake’, shkruante Dafina në twiter.
Nisur nga kjo, ndjekësit shpërthyen në komente duke mbajtur qëndrime të ndryshme. Pjesa më e madhe shkruajnë se Dafina është një artiste e madhe, por nuk duhet të nisë sherre për një palë vathë.
Të tjerë janë treguar më të ashpër. “Kur shpërndan urrejtje, merr urrejtje. Merr shembull nga Elvana, Dhurata, Kida sa pozitive dhe aspak inatçore për sukseset e kolegëve.
“Ti dhe Tayna jeni shumë toksike! Shiko punën tënde, rritu!”, shkruan një komentues.
Dafina postoi më pas të tjera foto me vathët “e famshëm” në Instagram dhe po ashtu ndryshoi “captionin” e postimit duke shkruar:
“Çfarë është e rëndësishme me perlat është gruaja që i vesh ato”.
Aksesorët nuk janë ekskluzivë dhe sot tendencat njihen shpejt dhe nga të gjithë, ndaj është e vështirë të kuptosh se kush kë po kopjon dhe mbi të gjitha nëse po “kopjon” apo thjesht ndjek një trend.