Vatër zjarri në Tepelenë, rrezikohen banesa

Një vatër zjarri është aktivizuar në Tepelenë. Sipas burimeve të RTSH 24, flakët po djegin një sipërfaqe me bimësi në një faqe mali.

Flakët rrezikojnë banesat që janë afër.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa në terren për të bërë të mundur shuarjen e flakëve ndodhet ushtria dhe forcat zjarrëfikëse.

Në vendngjarje ka shkuar edhe Ministri Mbrojtjes, Pirro Vëngu.


Shtuar 31.07.2024 20:45