Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka deklaruar në fjalinë e tij nga protesta e mbajtur ditën e sotme se çdo qytetar ka të drejtë të vërë në pranga Erion Veliajn, pasi sipas tij, të gjithë janë të vjedhur.
Ai shprehet se protestat do të vazhdojnë sistematikisht deri në dorheqjen e Veliajt.
“SPAK-u i kapur nuk i vë prangat në këshill. Çdo qytetar të marrë një palë pranga dhe kudo që ta gjejë këtë zagar tja vërë vetë prangat sepse të gjithë popullit nuk i shpëton dot. Sado të vijë vërdallë vrimave, mos harroni, një palë pranga me vete sepse ju vjedh përditë. E keni të ligjshme tja vini prangat. O sot, o kurrë. Me hajdutin nuk ka mëshirë. Hajdutin shtrëngoje, vendose për fundi, përndryshe ai do të marrë shpirtin e nuk do të lërë të jetosh. Nga kjo ditë e të gjitha ditët në vijim do të jemi këtu derisa ti vendosim prangat hajdutit të Tiranës”.