Vasili: Përballë surrogacive të qeverisë, 5 prioritete të PL-së

Deputeti i PL, Petrit Vasili, ka vendosur 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për krahasim përballë atij programi qeverisës që ai e ka emërtuar si “surrogacitë e qeverisë”.

Në shënimin e tij në Fb, ku pa dorashka, Vasili evidenton:

“Pesë prioritetet e Partise se Lirise jane tashme nje rruge e qarte dhe e argumentuar thelle per shpetimin e vendit si nje lejtmotiv shprese per nje Shqiperi ne ankthin e shpopullimit dhe te varferimit gerryes. Nderkohe perballe kemi vetem nje grumbull surrogacish te qeverise rilindase qe thellojne tragjikisht shpopullimin dhe rendojne varferine duke e shnderruar ne vrasesen e vertete sociale dhe biologjike te shqiptareve.

5 prioritetet e Partise se lirise zgjidhin, sherojne familjen dhe i japin fund shpopullimit, mizerjes me te cilen perballen pensionistet, shpetojne arsimin nga fundosja, nxjerrin nga agonia vdekjeprurese bujqesine, ringjallin ekonomine dhe u japin vleten qe kane risurseve te Shqiperise dhe duke arritur tek nje Shqiperi me kater milion shqiptare. Nderkohe perballe ndodhet nje qeveri ben ligje qe shkaterrojne familjen si surrogaciadhe krijimin e fermave te uteruseve, nje qeveri qe legalizon mbjelljen e droges, qe legalizon bixhozin, qe ben ligje per te pastruar parate e krimit si amnistia fiskale e pasaportat e arta, qe ben ligje per te vjedhur pasurite ekonomike si Porti i Durresit, qe ben ligje qe miratojne Koncesione hajdute qindra milioneshe.

Ndaj eshte e qarte perballja e dy boteve shume te kunderta. Botes se pergjegjshmerise me te larte politike, patriotike sociale, ekonomike dhe shteterore, qe misherojne 5 prioritetet e Partise se Lirise nga njera ane.

Nga ana tjeter eshte llumi i qeverise se Edi Rames, me e korruptuara ne Europe, qe shet kufijte e Shqiperise, perzë shqiptaret dhe i zevendeson me bangladeshas e sot me filipinas, qe ja dhuron shtetin krimineleve e trafikanyeve, qe rremben pronat private dhe shqyen e ben copa interesin publik, qe nxin ne cdo tregues ekonomik, social dhe te funksionimit te shtetit ligjor.

Pra sot rrugen e drejte e njohim dhe e kemi ne duart tona permes 5 Prioriteteve te Partise se Lirise. Ndersa rruga e shkaterrimit perfundimtar, zhberjes e zhdukjes se Shqiperise quhet rilindja e Edi Rames.

Zgjedhja eshte e thjeshte te gjithe se bashku te sakrifikojme gjithshka per ta bere realitet per sot e per dhjetra vjet shume me te mire, shume me te ndritur dhe me shume dinjitet per familjen shqiptare dhe Shqiperine.”, shprehet Vasili.


Shtuar 25.05.2024 09:56