Vaksinimi vijon normalisht, Filipçe: Brenda shtatë ditëve arrijnë 500 mijë vaksinat kineze

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe n paraqitjen e tij të sotme njoftoi se brenda shtatë ditëve pritet të arrijnë 500 mijë dozat e vaksinave kineze “Sinovac”, transmeton Alsat.

Filipçe tha se ende nuk ka informacione për vaksinat ruse Sputnik V, ndërsa për vaksinat Pfizer tha se vendi do të vazhdojë të pranojë çdo të hënë mijëra doza nga kjo vaksinë.

“Çdo të hënë vijnë vaksinat Pfizer, këto janë sasi që vijnë nga marrëveshja jonë bilaterale si dhe nga sistemi për solidarizim nga vendet e BE-së.

Ende nuk kemi datë të saktë për 100 mijë dozat e Pfizer që duhet të vijnë nga sistemi COVAX gjatë qershorit.

Nuk kemi informacione për vaksinat ruse, ndërsa gjatë ditës së djeshme nga ana e Ambasadës Popullore të Kinës jemi informuar se brenda shtatë ditëve mund ti presim 500 mijë dozat e vaksinës Sinovac”, tha mes tjerash Filipçe.


Shtuar 4.06.2021 13:21