Vakancat në Kuvend për shkak të garës së “14 Majit”, kush janë emrat e rinj që hyjnë në Parlament: Dy kandidatët pë deputetë që refuzuan mandatin

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të miratojë plotësimin e vendeve të mbetura bosh në Parlament si pasojë e kandidimit për kryetarë bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ajo që shikohet nga lista është se dy emrat në radhë kanë refuzuar.

Të lidhura

None found

Pas largimit të Benet Becit, i cili kandidon për kryebashkiak në Shkodër nën siglën e PS, Ilir Beqja i cili ka qenë në radhë, e ka refuzuar mandatin e deputetit. Kështu, sipas rendit të listës së KQZ, mandatin do ta marrë Frrok Gjini.

Një situatë e ngjashme është dhe në listën e Partisë Demokratike, ku pas largimit të Zef Hilës që do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës në radhë ishte Bardh Spahia, i cili po kandidon për Bashkinë e Shkodrës.

Pas refuzimit të mandatit nga ana e Spahisë, vendin në Parlament pritet ta marrë Lodovik Hasani.