Vajza e Steve Jobs, Eve feston beqarinë në Capri, përpara dasmës me kampionin olimpik Harry Charles

Eve Jobs, vajza e Steve Jobs dhe një nga figurat më të spikatura të brezit të ri të elitës teknologjike dhe modës, ka festuar fundjavën e saj të beqarisë me stil në Capri, përpara dasmës së saj me kalorësin britanik të medaljes së artë olimpike, Harry Charles.

26-vjeçarja, e cila njihet për suksesin e saj në modë dhe sportin e hipizmit, organizoi një festë të shkëlqyer në ishullin italian, e rrethuar nga mikeshat më të afërta dhe personazhe të njohur nga moda, sporti dhe bota e pasur e teknologjisë.

E veshur me një fustan të bardhë të shkurtë dhe një vello simbolike, Eve shkëlqeu në çdo dalje të fundjavës me moton “nusja në qendër të vëmendjes”, shkruan DailyMail.

Fotografitë e postuara në Instagram tregojnë momente të bukura nga festimet që përfshijnë udhëtime me jaht, festa natën, relaksim në një vilë me pamje nga deti dhe detaje të kuruara me shije.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe emra si Phoebe Gates dhe skiatorja olimpike Eileen Gu. Eventi përmbante një miks të veçantë të vajzave nga moda dhe elita e hipizmit ndërkombëtar, duke e kthyer fundjavën në një paraqitje elegante të stilit dhe shoqërisë së lartë.

Dasma e Eve dhe Harry-t pritet të mbahet në gusht në Cotswolds të Britanisë, me një listë të ftuarish mbresëlënëse që përfshin anëtarë të familjes Gates, princeshën Beatrice, figura të teknologjisë dhe yje të hipizmit.

Me një trashëgimi që lidhet me emra si Apple, Microsoft dhe madje edhe Shtëpia Mbretërore, Eve Jobs po hyn në martesë me të gjitha reflektorët e kthyer nga ajo — dhe festa e saj në Capri ishte vetëm fillimi.


Shtuar 25.06.2025 12:58