Ushtrisë ruse i bashkohen 16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme, Putin: I mirëpresim

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se kushdo që dëshiron të luftojë kundër forcave ukrainase është i mirëpritur, shkruan skynews

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu propozoi idenë se të gjithë ushtarët në rajonet rebele të Luhansk dhe Donetsk duhet të pajisen me sisteme raketore- antitank të prodhimit amerikan si Javelin dhe Stinger .

Duke folur në një takim të këshillit rus të sigurisë, Putin shprehu mbështetjen e tij për një ide të tillë. Shoigu tha se 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme ishin të gatshëm të luftonin me forcat e mbështetura nga Rusia./albeu.com/


Shtuar 11.03.2022 09:48