Ushtria izraelite rrafshon në Gaza një ndërtesë të lartë, vijojnë thirrjet për evakuuim të civilëve

Momenti që ushtria izraelite bombardi Kullën e Mekës në Gaza, u regjistrua me një video duke u bërë virale në rrjetet sociale.

Më parë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite lëshoi ​​një urdhër “urgjent” për zhvendosje të detyruar të banorëve të mbetur në lagjet Remal, Sabra, zonën e portit dhe pjesë të Rrugës Beirut në Qytetin e Gazës.

Në mesazhin e tij, ai tregoi një ndërtesë shumëkatëshe, por pa e emërtuar atë në asnjë mënyrë, dhe tha se ushtria “do ta sulmojë ndërtesën së shpejti”, duke pretenduar se brenda ose pranë saj kishte “infrastruktura terroriste të Hamasit”, megjithëse nuk u dhanë prova.

“Ju kërkohet të evakuoni menjëherë ndërtesën dhe të shkoni në jug, në zonën humanitare në al-Maëasi”, tha Andrai. Megjithatë, bombardimet janë duke vazhduar.


Shtuar 28.09.2025 22:54