Ushtari rus shtyp me tank komandantin: Ti na bërë të humbisnim gjysmën e shokëve

Një tankist rus i është sulur me tank komandantit të tij gjatë betejës në Ukrainë ku regjimenti prej 1 500 ushtarësh thuhet se kishte humbur gjysmën e tyre. Gazetari RomanTsymbaliuk raporton se tankisti i shkeli të dyja këmbët komandantit Yuri Medvedev duke i lënë të plagosur rëndë.

Thuhet se ushtari e akuzoi atë për veprime taktike të gabuara në betejë duke bërë që regjimenti i tyre të humbiste gjysmën e ushtarëve.

Pas ngjarjes, ai u mor dhe u dërgua në Bjellorusi për mjekim, ku edhe u vizitua nga presidenti çeçen Ramzan Kadyrov.

Një ushtar, duke zgjedhur një moment të përshtatshëm gjatë betejës, shtypi komandantin e brigadës së tij, kolonelin Yuri Medvedev, me një tank, duke i plagosur të dy këmbët,” tha Tsimbalyuk. Medvedev ndodhet në një spital në Bjellorusi dhe tashmë i është dhënë Urdhri i Guximit”.

Informacioni nuk është verifikuar ende nga burime të pavarura, megjithatë në një video të publikuar prej Kadyrovit duket momenti kur Medvedev sillet nga ushtarët për kurim në spital.


Shtuar 23.03.2022 17:16