Ushtarët amerikanë blindojnë veriun e Kosovës pas paralajmërimeve të Kurtit

Forcat e KFOR kanë “blinduar” veriun e Kosovës, pas paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se autoritetet kanë indicie për një tjetër sulm terrorist.

Ushtarët e KFOR kanë nisur një patrullim në zonën e Leposaviçit, një nga disa komunat me shumicë serbe, të cilat shpesh herë marrin vëmendjen për shkak të tensioneve që krijohen në veri të Kosovës.

Të lidhura

None found

Lajmi njoftohet nga faqja zyrtare e KFOR, ku theksohet se patrullimi ka në fokus ruajtjen e sigurisë së shtetit të Kosovës dhe qytetarëve në veri.

“Ushtarët amerikanë caktohen në Komandën Rajonale të KFOR-it Lindje. (RC-E) kryen një patrullë sigurie afër Leposaviqit.

KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në reagim.

Kryeminstri i Kosvës, Albin Kurti fajësoi Beogradin duke nënvizuar se dëshiron që të ‘injektojë’ frymën e konfliktit edhe tek gjeneratat e ardhshme.


Shtuar 23.12.2023 17:56