Ushqimet fatsjellëse! Çfarë nuk duhet të mungojnë sonte në tryezën tonë?

Edhe pak orë na ndajmë përpara se të shtrohet tavolina e fundvitit, e për ju qe jeni në fund të përgatitjeve, duhet të lexoni patjetër këtë artikull për të mësuar disa nga produktet që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj.

Sallata jeshile nuk duhet të mungojë darkën e ndërrimit të viteve. Fletët e saj janë si para.

Shega është një frut fatsjellës, kokrrat e saj, duket se nuk mbarojnë asnjëherë.

Spanjollët thonë se 12 kokrra rrush nga një për çdo muaj, janë mirë të shijohen natën e ndërrimit të viteve.

Thjerrëzat simbolizojnë paratë. Kush nuk do t’i donte ato në 2022!

Në disa kultura, forma e mandarinës nënkupton përjetësinë. Sot më shumë se kurrë duhet t’i konsumoni.


Shtuar 31.12.2021 20:12