Ursula von der Leyen mbërrin në kryeministri, takim me Ramën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sapo ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, Von Der Leyen tha se Evropa nuk është e plotë pa Kosovën.

Von der Leyen nënvizoi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar më shumë se kurrë në procesin e zgjerimit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen po zhvillon këtë javë një tur në Ballkanin Perëndimor.

Të premten presidentja e KE-së do vizitojë Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë. Vizita e presidentes së Komisionit Evropian do të përmbyllet të shtunën, ku do të vizitojë Malin e Zi.