Ursula von der Leyen: Do të hapim fabrika të Inteligjencës Artificiale në Ballkanin Perëndimor

Këtë të hënë, Presidentja e Komisonit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalën e saj nga Forumi i Parë i Investimeve Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, deklaroi se BE do të hapë fabrika të Inteligjencës Artificiale në Ballkanin Perëndimor.

“Po ngremë një rrjet fabrikash të AI në mbarë Europën… Ne do të hapim fabrikat tona të AI në Ballkanin Perëndimor. Ta nisim me ngritjen e dy fabrikave antena në Serbi e Maqedoninw e Veriut dhe do ta shtrijmë në të gjithë rajonin. Kjo do lejojë kompanitë në të gjashta vendet të lidhen me keto fabrika”, u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian.

Ursula von der Leyen: Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi ,koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani. Dhe më vjen mirë të shoh kaq shumë prej jush, të gatshëm të përfituar mundësinë e biznesit që krijohen na integrimi i afërt. Pas pak do të nënshkruajmë 10 marrëveshje të rëndësishme biznesi. Nesër do të diskutoni për 24 investime të mundshme. Kompanitë lokale do të rriten falë investimeve evropiane.

Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën. Ne do të hapim fabrikat tona në AI në Ballkanit Perëndimor. Do të nisim me ngritjen e dy fabrikave në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi e do ta zgjerojmë në të gjitha rajonin. Fuqia kompjuterike e unionit do të jetë në shërbimit tuaj. Dua që e ardhja e AI të bëhet në Europë ashtu dua që dhe Ballkani Perëndimor të jetë në zemër të saj


Shtuar 13.10.2025 13:17