Urdhri për ta vrarë u dha nga burgu, atentat 27-vjeçarit në Greqi, arrestohet shqiptari

Më 21 gusht 2023 dy makina me katër persona, ndaluan në kryqëzimin e rrugëve Kymi dhe Acharnon në Agios Panteleimonas dhe njëri prej tyre nxori pistoletën dhe tërhoqi këmbëzën 14 herë duke synuar një 27-vjeçar.

Për mrekulli, asnjë nga plumbat nuk e goditi objektivin dhe më pas tre të tjerët filluan ta rrihnin me grushta dhe shkelma, ndërsa njëri prej tyre nxori një shkop dhe e goditit me tërbim.

Algjeriani u rrëzua i gjakosur në asfalt dhe efektivët e policisë së ekipit të DI.AS. të cilët mbërritën në vendngjarje arritën ta çonin të gjallë në spital.

Sipas medieve greke, urgji erdhi nga burgu, nga një 30 vjeçar algjerian i cili kishte pasur konflikte me objektivin.

Teksa ka kaluar gati një javë nga ngjarja mjekët po përpiqen që ta mbajnë në jetë.

Oficerët deklaruan se kanë të bëjnë me një pastrim të grupeve mafioze. Brenda pak ditësh, me ndihmën e videove dhe dëshmive, arritën ta zgjidhnin çështjen dhe vunë në pranga të armatosurin shqiptar. Gjithashtu janë identifikuar tre personat e tjerë që morën pjesë në tentativën e vrasjes së të riut.

Newsit.gr ka bërë publike korniza fotografike nga shkresat e lëndës që kanë çuar në hetimin e rastit.

Siç theksojnë oficerët, bëhet fjalë për persona veçanërisht të rrezikshëm, me një dosje voluminoze, të cilët me një foto në duar dhe duke folur në aplikacionet online, kërkonin viktimën në kafene dhe dyqane në Athinë për ta vrarë.

Çfarë treguan kamerat?

Kanë qenë kamerat ato që kanë tradhtuar autorët.

“Nga pamjet e sekuestruara nga kamerat e jashtme të dyqanit, autori i parë shfaqet duke ecur në rrugën “Aiakou” në drejtim të rrugës “Ionias”.

Më pas shfaqen dy autorë të cilët afrohen nga rruga Acharnon në drejtim të rrugës Kymis.

Pastaj afrohet makina e bardhë e markës “Renault” duke e parkuar përkohësisht në fillim të rrugës së Kymit.

Në fund afrohet një makinë  e zezë, në pronësi të të pandehurit të tretë nga ku qëllohet dhe objektivi.


Shtuar 27.08.2023 19:21