Prokuroria e Posaçme SPAK ka mbyllur hetimet për vrasjen eDejvi Kasmit dhe ka kërkua dënim me burg të përjetshëm për autorin, Aurel Hoxhallari.
Kujtojmë se Kasmi u vra në janar të 2018 pranë Pediatrisë në Tiranë. Ndaj pronarit të palestrës u qëllua 5 herë me armë, duke e lënë të vdekur.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në datën 19.01.2023, konkluzionet përfundimtare të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, duke kërkuar ndërmjet të tjerave:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Vrasja me paramendim për interes”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturar kriminal, në dëm të viktimës Dejvi Kasmi, dhe në bazë të neneve 78/2, 28/4 dhe 334/3 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 278/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha dhe në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe bazuar në nenet 278/6, 334/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dënimin e tij me 15 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të nenit 283/2 dhe 334/1 e 28/4 të Kodit Penal, dënimin e tij me 20 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 284/2, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 15 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari me një dënim të vetëm me burgim të përjetshëm.
Vujatja e dënimit të bëhet në një burg të sigurisë së lartë dhe të fillojë nga dita e ndalimit të tij.
Sqarim: Konkluzionet përfundimtare janë pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet ipafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë./albeu.com