Urdhërarresti për Putin, Borrell: Vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian po përshëndet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin. Borrell e quan “një vendim të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare” dhe “vetëm fillimin” e një procesi ligjor ndërkombëtar për ta bërë Putinin përgjegjës.

“Rëndësia e krimeve dhe deklarata e ICC-së flasin vetë,” tha të premten Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

“Ky është një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare dhe për popullin e Ukrainës. Ne e kemi bërë gjithmonë të qartë në Bashkimin Evropian se ata që janë përgjegjës për agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës duhet të sillen para drejtësisë”, shtoi Borrell.

Ai tha se ky urdhër-arrest është “vetëm fillimi i procesit të përgjegjësisë” për bërjen e Rusisë dhe zyrtarëve të tjerë përgjegjës për krime të mundshme lufte në Ukrainë./Albeu.com/


Shtuar 17.03.2023 18:57