“Uragani po vjen”, Tedi Blushi për protestën: Rama është absolutisht i pashpresë!

Foto arkiv 

Mijëra shqiptarë nga mbarë vendi pritet t’i bashkohen protestës së sotme të thirrur nga opozita.

Protesta pritet të jetë masive pasi të gjitha strukturat janë vënë në lëvizje për të siguruar një pjesëmarrje sa më të lartë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook disa orë para nisjes së protestës e cilëson këtë të fundit si një uragan.

Blushi: Uragani po vjen!  Edi Rama është absolutisht i pashpresë! Ndryshimi i Madh fillon nga sot!  #EjaEdheTi #Bashkohu 12:00

Protesta e opozitës nuk ka një fat ndërkohë që një grup me 200 persona është caktuar që të merret për mbarëvajtje e protestës.

Grumbullimi i qytetarëve do të bëhet në sheshin “Skënderbej”, por pjesa me madhe e tyre do të jenë para selisë së PD-së, të cilët do të shoqërojnë kreun demokrat Sali Berisha drejt selisë së Kryeministrisë. Protestuesit do të protestojnë edhe para Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që dera e Kryeministrisë është blinduar me veshje metalike. Protesta, e cila ka bashkuar demokratet, ka vënë në lëvizje policinë, e cila më herët njoftoi se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës ditën e sotme, që pritet të nisë në orën 12:00.

Në këtë proteste, demokratët artikulojnë drejtpërdrejtë dorëheqjen e Edi Ramës, ndryshe nga protestat e mëparshme ku largimi i Kryeministrit për demokratët thuhej se do të vinte vetëm përmes votës. Dalja në skenë e çështjes McGonigal dhe përmendja e drejtpërdrejtë e emrit të Kryeministrit Rama në aktakuzën e ish-shefit të FBI, për opozitën është një implikim i rëndë i kreut të qeverisë shqiptare për të cilën ai duhet të largohet menjëherë./Albeu.com.

 


Shtuar 11.02.2023 08:50