Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët, 60% studentëve kanë zgjedhur të aplikojnë në shtet

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025.

Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga shkollat e larta, rektor i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, bëri të ditur se ka një rritje të ndjeshme të numrit të studentëve që kanë aplikuar në këtë universitet.

Megjithatë, problem mbeten degët e mësuesisë, veçanërisht ato të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku këtë vit ka rreth 600 aplikime më pak. Rënie e interesit pritet të ketë edhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, si dhe në Fakultetin e Histori-Filologjisë në profilet e mësuesisë.

Nesër nisin regjistrimet e studentëve të rinj sipas degëve ku kanë fituar në raundin e parë. Ky raund është i ndarë në 7 faza 48-orëshe dhe do të zgjasë dy javë, për t’i hapur më pas rrugë raundit të dytë, me synim plotësimin e kuotave të mbetura bosh.


Shtuar 28.08.2025 23:10