UNESCO ka reaguar në lidhje me vendimin e lënë në fuqi të Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes së Qeverisë shqiptare me institutin shqiptaro-amerikan për menaxhimin e Butrintit. Në reagimin e tyre, UNESCO ka bërë me dije se ata po monitorojnë nga afër gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore.
Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Lazare Eloundou Assomo konfirmon se këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024.
“Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCOs, Lazare Eloundou Assomo konfirmon se ky komitet është duke monitoruar nga afër gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore ‘Butrint’. Këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024. Të shpresojmë që ky hap i ndërmarrë nga UNESCO të mos i paraprijë vendosjes së Butrintit në listën e pasurive botërore në rrezik.”, thuhet në reagimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=850896543749203&set=a.636842138487979