Flokët mesa duket janë bërë “molla e sherrit” për puntatën e parë të Dance Reality Show “T’ka mami yll”, i cili nisi mbrëmjen e sotme në ekranin e ABC.
Anëtarja e jurisë, Riselda Sejdia ka komplimentuar për flokët kaçurrell një nga djemtë në garë, Soarin dhe kjo ndezur debat mes mamave.
Një nga mamatë, përkatësisht ajo e Aurorës, e ka cilësuar këtë gjest si “mbajtje me hatër”, pasi Soari vjen nga një familje, ku prindërit janë balerinë.
Mami i Soarit: Unë kam qenë dhe jam balerinë. Këtë unë kisha frikë, paragjykimin që ndodh rëndomë.
Mami i Aurorës: Nuk e kam fare. Unë jam mësuar me paragjykime dhe nuk e kam fare.
Mami i Soarit: Ti sapo e bëre vetë. Unë vij nga fusha e televizionit e dashur.
Mami i Aurorës: Mund të vish nga të duash, edhe unë nga fshati vij zemër.
Mami i Soarit: Fëmija im nuk mund të paragjykohet, ka talent.
Mami i Aurorës: Aty janë të gjithë të barabartë. Mund të puthte edhe Kristinën ose djalin që ishte në garë.
Mami i Soarit: Ishte zgjedhja e saj. Nuk ka mbaruar, mund të puthi dikë tjetër pak më vonë./abcnews.al