Pas mbylljes së mbledhjes së Asamblesë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka pakënaqësi për çdo gjë që bën vetë, që bën qeveria dhe PS.
“Kemi konstatuar me kënaqësi mbi 55 mijë anëtarë të Partisë Socialiste. Ka pasur problematika me organizimin se ka pasur lëvizje demografike nga brenda jashtë dhe nga jashtë brenda. Ka pasur anëtarësime të reja, po nuk ka qenë ky objektivi i kësaj faze.
Unë kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, qeveria dhe PS sepse pakënaqësia më ka veçuar përpara dhe shyqyr që kemi pakënaqësi”.
Më tej, sa i përket çështjes së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Rama tha se nuk komenton çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë, pasi i takon t’i zgjidh vetëm ajo.
“Për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni të sigurta që leximin e qytetarëve prej shumë vitesh. Ne zhvillojmë anketime për të kuptuar se cili është fokusi i qytetarëve, problematikat. Prandaj për qytetarët mos u shqetësoni. Qytetarët dinë shumë mirë t’i ndajnë broçkullat nga thelbi. Pyetja që bëni është e trpërt e kotë e ka një përgjigje. PS dhe të gjithë ne nuk komentojmë çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë. Nuk është fare për mua dhe për ne ta shpjegojmë këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë të merret me drejtësinë. Çdokush që ka çështje me drejtësinë do të përballet me të”.