Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur personalisht turistët në Pikën Kufitare të Qafë Botës.
Ai është paraqitur në doganë, ku ka këmbyer biseda me turistët, të cilëve u uron mirëserdhjen dhe u uron qëndrim të mbarë.
Balla ka falenderuar punonjësit e pikës kufitare për angazhimin, teksa është shprehur se dëshiron që pushuesit të mos vonohen gjatë kalimit në doganë.