Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar një përballje televizive për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta tha se Ramën mund t’ia sjellin në studio, ku t’i tregonte me fakte dhe argumenta aferat korruptive.
“Ajo çfarë kam thënë është aty dhe mbajeni aty. Unë merrem vërtet me më të fortin. Patjetër që kjo po ndodh dhe do ndodhë. Kjo nuk kishte lidhje që me datë 12 do t’i bie më të fortit, kur i forti është me charterin luksoz aty. Do ta bëni më të fortin? Ma sill më të fortin këtu në studio, i bie këtu në syrin tënd, me fakte, me argumenta”, theksoi ai.