Unë dhe familja ime nuk jemi më të parët/ I përballur me bandat dhe grupet kriminale që në fillim të karrierës, përlotet prokurori i SPAK: Ka ndryshuar cilësia e jetës…

Prokurori i SPAK, Adnan Xholi, i cili kandidon edhe për të marrë drejtimin e Strukturës së Posaçme është emocionuar, madje iu drodh zëri kur foli për familjen.

I përballur me grupet kriminale që në fillim të karrierës së tij, ai tha se, “ka ndryshuar cilësia e jetës, unë dhe familja ime nuk jemi më të parët”, për të treguar se për të mbi gjithçka, madje edhe mbi familjen është ligji.

Pyetje: Ju jeni përballur me banda që në fillimet e karrierës tuaj, si ka ndikuar tek ju personalisht dhe tek cilësia e jetës së familjes tuaj, pra të them Adnan Xholin njeri dhe jo prokuror

Xholi: Ka ndryshuar cilësia e jetës, unë dhe familja ime nuk jemi më të parët.


Shtuar 11.12.2025 11:28