Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.
Ata kërkojnë vendosjen e mbikalimeve dhe nënkalimeve në rrugën nacionale Elbasan-Librazhd që njëkohësisht është unaza e qytetit, pasi ky aks është kthyer në burim aksidentesh.
Ata fajësojnë sinjalistikën dhe infrastrukturën në aksin nacional Elbasan-Librazhd që i mori jetën 20-vjeçarit.
Banoret kërkojnë zgjidhje pasi rruga, e cila funksionon edhe si unazë e Elbasanit është kthyer shpesh herë në burimesh aksidentesh të rënda.
Rasti i fundit është vdekja e 20-vjeçarit Flori Sula, i cili u përplas për vdekje nga një mjet në këtë rrugë.
Në shenjë protesta banorët kanë bllokuar rrugën, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e instancave përkatëse. Kjo zonë është mjaft problematike, pasi aty janë shënur një numër i konsiderueshëm aksidenetsh me vdekje./albeu.com/