Ultimatumi, Berisha zbulon skenarin: Çfarë do të bëj nëse Basha nuk del nga zyra

Mbrëmjen e sotme, Sali Berisha është i ftuar në televizionin A2CNN për të folur në lidhje me situatën politike në Partinë Demokratike.

Berisha është pyetur se çfarë do të bëjë ai dhe Komisioni i Rithemelimit nëse pas 5 janarit Basha nuk del nga zyra. Berisha ka thënë se do të organizohet një protestë paqësore, ku anëtarësia e partisë do ta nxjerrë “butësisht” nga zyra.

“Nëse Basha nuk largohet nga zyra brenda 5 janarit, do të ketë një protestë paqësore. Ai po mban selinë, kështu që paqësisht, përmbaruesi anëtarësi do ta nxjerrë nga zyra. Anëtarësia do i tregojë se ajo zyrë nuk është e një deputeti, por e atij që do të zgjedhin anëtarët e PD-së për drejtimin e saj. Deputeti Basha do të largohet nga zyra dhe kaq është historia. Ne do të bëjmë protestë absolutisht paqësore. Natyrisht, siç e panë mediat, ai kishte futur banditë të armatosur në seli, në datën 18. Ky ishte një akt shumë i rëndë, nga më të pashembulltit në historinë e një force politike demokratike. Mediat i kanë faktuar këto me emra dhe fotografi. Uroj që të ketë nxjerr mësim nga akti i tij i turpshëm dhe t’i nënshtrohet verdiktit të 44 000 anëtarëve të PD-së. Përndryshe, ata butësisht do ta nxjerrin nga zyra”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 27.12.2021 21:54