“Ulsi ki kujdes se do të të shesin”, Manja-Nokës: Flamur meqenëse Saliu u mërzit për Dakon, thuaji se do ta njoftoj një javë para

Është shoqëruar me debat seanca pleanare e ditës së sotme, mes Ministrit të drejtësisë, Ulsi Manja, dhe deputetit demokrat, Flamur Noka.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Noka akuzoi Manjën se gjatë fushatës elektorale ka blerë vota, ndërsa e paralajmëroi të ketë kujdes pasi mund të ketë fatin e Dakos.

Sipas Nokës edhe Dako ashtu si manja blinte vota për PS-në, por në fund Rama e shiti.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Manja, i cili përmes debatit me Nokën i dha përgjigje edhe is-kryeministrit Berisha, i cili e akuzoi si personin që dekonspiroi arrestimin e Vangjush Dakos.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: E ka thënë ky i juaji, s’keni parë gjë akoma. Ju i shndërroni në kamikazë njerëzit e lirë. Mbajini kriminelët elektoralë, por mos harroni se çdo gjë do të paguhet. Ministri bën terror në Lac, në Mamurras, në Fushë Kuqe, ja pra ja, kjo është fytyra e rilindjes, kjo është farsa. Edhe 5 personalite te hajrit që ka pasur po i ikin, pse po i ikin se po i trajtoni si qen. O do bëhesh kamikaz i rilindjes ose nuk ke punë. Prisni se ka thënë ky që nuk keni parë gjë akoma.  Asgjë nuk do të kalojë, janë në pushtet dhe fryhen si gjela, edhe Gjushi ketë bënte dilte blinte vota, shantazhonte, por e shiti babloku, Ulsi bëj kujdes nga shitja.

Ulsi Manja: Flamur thuaj Saliut të mos mërzitet për Dakon se do ta njoftoj një javë para. Meqë më akuzoi se kisha dekonspiruar sekretin, do ta konsumoj dhe një akuzë tjetër dhe do ta njoftoj një javë më para.


Shtuar 8.06.2023 18:32

Tags: , , ,