Ulja e temperaturave sjell probleme dhe për mjetet, si të mbroni makinën nga ngricat

Ulja e ndjeshme e temperaturave që pritet të ndodhë gjatë 24 orëve të ardhshme mund të sjellë probleme edhe për mjetet, jo vetëm për njerëzit.

Shpesh njerëzit ankohen se makina nuk ju ndizet në mëngjes, gjatë stinës së dimrit, për shkak se ju bie temperatura, por edhe për këtë problem ka gjithmonë një zgjidhje.

Pse nuk ndizet makina ime?

Jo shumë ndryshe nga njerëzit që kanë nevojë për shtresa të rrobave për t’u mbrojtur nga temperaturat e ulëta, makina gjithashtu mund të ketë nevojë për një përgatitje të vogël para se të niset për rrugë.

Kur makina nuk do të ndizet, kjo shpesh ndodh sepse vaji i motorit është ‘trashur’ nga qëndrimi në të ftohtë, gjë që rrit fërkimin dhe e bën më të vështirë rrotullimin e mekanizmit të motorit.

Moti i ftohtë dhe i lagësht gjithashtu mund të shkaktojë shkatërrimin e baterisë, pasi sistemeve elektrike të automjeteve u duhet të punojnë shumë më shumë se zakonisht.

Kompania e servisit të makinave RAC, thotë se shumica e telefonatave që vijnë gjatë dimrit, kanë të bëjnë me bateritë e makinave.

A duhet ta lë makinën time ndezur për ta ngrohur?

Shmangni këtë nëse mundeni. Duke lënë motorin tuaj të makinës të veprojë para se të ngisni makinën, në të vërtetë nuk ndihmoni, por vetëm rrisni përdorimin e karburantit.

Makinat më të vjetra se 20 vjet kanë nevojë për pak ngrohje para se të nisen nëpër mot të ftohtë, por motorët më modernë rregullojnë temperaturën në përputhje me rrethanat, kështu që ekspertët e makinave thonë se ju nuk keni pse ta lini makinën tuaj të ndezur për më shumë se 30 sekonda përpara se ta ngisni.

Si ta bëjmë shkrirjen e makinës në rast ngrirjeje?

Derdhja e ujit të ngrohtë në xhamin e ngrirë mund të duket si një ide e mirë, por në të vërtetë mund të çojë në shkatërrimin e xhamit nëse ka ndonjë krisje të vogël në të.

Metoda më e mirë, sipas meteorologut Ken Weathers, është duke përdorur alkool dhe ujë nga një shishe që sprucon.

Weathers thotë se ai përzien 1/3 e një gote me ujë me 2/3 e një gote me alkool fërkimi, për të prodhuar sprajin e shkrirjes. Kjo metodë funksionon sepse alkooli i fërkimit ka pikën e ngrirjes në -128 ° C

Si të zgjidhim një problem të baterisë së makinës?

Si fillim, për të parandaluar ndonjë problem me baterinë, mund ta karikoni atë të paktën një herë në javë gjatë muajve të dimrit, veçanërisht nëse ajo është më e vjetër se 3 vjet.

Indikatori i baterisë mund t’ju ndihmojë në monitorimin e saj, por nëse ajo nuk karikohet mirë, mund të jetë më mirë të zëvendësohet me një te re.

Por, mund të bëni disa gjëra për ta mbajtur baterinë në gjendje të mirë.

Fikni të gjitha ngarkesat duke përfshirë dritat, ngrohjen etj, para se të fikni motorin tuaj në fund të udhëtimit. Kjo ndihmon në parandalimin e një kullimi të panevojshëm të baterisë.

Shmangni përdorimin e ngrohësve të ajrit, xhamave apo ndenjëseve për më shumë se sa duhet.

Parkoni makinën tuaj në një garazh në qoftë se është e mundur, sidomos në temperatura shumë të ulëta.

Testojeni baterinë siç duhet, veçanërisht nëse makina juaj është mbi katër vjeç.

Përdorimi i vajit të duhur

Kontrolloni manualin e makinës suaj për të gjetur se cili vaj duhet përdorur në kushte të ftohta. Vajrat moderne sintetikë rrjedhin mjaft mirë në të ftohtë, për sa kohë që përdorni të duhurin.

Ju do të duhet të përdorni një vaj multi-peshë, të përcaktuar nga dy numra (të tilla si 10W-40). Numri i parë me W, është për fjalën ‘dimër’ (Winter); Një numër më i vogël do të thotë rrjedhje më e lehtë. Vajra 5W dhe madje 0W- ekzistojnë, por kontrolloni manualin tuaj.


Shtuar 20.01.2024 19:24