Ulen temperaturat, si do të jetë moti për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar alternimet e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-16 m/s. Deti – Valëzimi 2-3 ballë.


Shtuar 11.07.2025 09:14

Tags: ,