Ukraina urdhëroi kishën ortodokse të lidhur me Rusinë të lirojë selinë, reagon Papa: Respektoni objektet fetare

Papa Françesku ka bërë thirrje për “respektim” të objekteve fetare në Ukrainë pasi autoritetet ukrainase i dhanë Kishës Ortodokse Ukrainase (UOC) të lidhur me Rusinë një afat kohor për të liruar selinë e saj.

Selia e UOC-së në kompleksin historik të Kyiv Pechersk Lavracomplex ka afat deri më 29 mars për t’u larguar nga vendi i saj pasi qeveria godet një organizatë që ajo pretendon se është pro-ruse dhe bashkëpunon me Moskën.

Në fjalimin e tij të përjavshëm nga Sheshi i Shën Pjetrit, Papa u kërkoi “palëve ndërluftuese në Ukrainë të respektojnë objektet fetare” dhe lavdëroi njerëzit që ia kushtojnë jetën lutjes, qofshin ata të çdo besimi.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës që nga tetori ka kryer kontrolle në kishat e UOC, ka vendosur sanksione ndaj peshkopëve dhe mbështetësve të saj financiarë dhe ka hapur çështje penale kundër dhjetëra klerikëve./albeu.com


Shtuar 15.03.2023 14:12