Ukraina pretendon se ka zmbrapsur forcat ruse nga më shumë se 20 qytete dhe fshatra brenda një dite

Ushtria ukrainase pretendon se ka detyruar forcat ruse të largohen nga më shumë se 20 qytete dhe fshatra në 24 orët e fundit, sipas një postimi në Facebook nga shtabi i përgjithshëm i Ukrainës, sipas The Guardian.

“Vazhdon çlirimi i vendbanimeve nga pushtuesit rusë në rajonet e Kharkiv dhe Donetsk. Siç u raportua më parë, gjatë tërheqjes, trupat ruse u larguan në territoret e pushtuara përkohësisht ose në territorin e Federatës Ruse.

Kështu, gjatë ditës së kaluar, pushtuesit morën automjete nga banorët vendas nga vendbanimet e Velikiy Burluk dhe Dvorichna të rajonit të Kharkiv dhe janë larguar. Në përgjithësi, gjatë ditës së djeshme, forcat e mbrojtjes arritën të largojnë armikun nga më shumë se 20 vendbanime.”

Sipas ukrainasve, rusët po përqendrohen në rajonin e Donetskut, “duke ruajtur territoret e pushtuara përkohësisht dhe duke ndërprerë ofensivën e trupave ukrainas në drejtime të caktuara”

Të gjitha zonat e Ukrainës ishin nën kërcënimin e forcave ruse, tha ai. Në zonën e Khersonit, Ukraina thotë se rusët kanë pësuar humbje të mëdha.

“Pjesa tjetër e ushtarakëve kanë një gjendje morale dhe psikologjike të ulët, ata masivisht refuzojnë të kthehen në zonën e luftimit,” thuhet në postim.


Shtuar 12.09.2022 09:19