Ukraina “digjet”, Putin shqetësohet për zjarret në Siberi

Ndërkohë, që në Ukrainë vijon luftën dhe me qindra të pafajshëm vriten çdo ditë, Vladimir Putin ka shprehur shqetësimin për zjarret në vendin e tij.

Putin u tha sot zyrtarëve rajonalë që të merren me zjarret në pyje në Siberi dhe vuri në dukje se ishte e pamundur të përsëritej ajo që ndodhi vitin e kaluar gjatë zjarreve, kur ishte më i madhi i regjistruar ndonjëherë.

Në një konferencë, Putin tha se zjarret po shkaktonin dëme të konsiderueshme materiale dhe kërcënonin jetën, mjedisin dhe ekonominë.

“Nuk mund të lejojmë të përsëritet situata e vitit të kaluar, kur zjarret në pyje kishin kohëzgjatjen dhe intensitetin më të madh në vitet e fundit” , tha presidenti rus.

“Gjithsej 4,000 zjarre pyjore kanë shpërthyer që nga fillimi i vitit në një sipërfaqe prej 2.7 milionë hektarësh ”, një sipërfaqe më e madhe se ajo e Luksemburgut, i tha Putinit ministri në detyrë i Situatave të Emergjencave, Alexander Tsuprian.

Periudha e zjarreve në vitin 2021 ishte më e madhja me të cilën është përballur ndonjëherë Rusia, me 188 milionë hektarë pyje të shkatërruar nga zjarret, sipas Greenpeace Rusia./albeu.com