Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) bën të ditur se me hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri për taksimin e dyfishtë, tatimpaguesit së shpejti do të kenë mundësi të dorëzojnë dokumentacionin elektronikisht.
Deri atëherë, dorëzimi do të kryhet vetëm pranë DPT-së, në faqen zyrtare të së cilës është publikuar edhe formulari.
Administrata Tatimore, ndërkohë ka njoftuar se ka hartuar dokumentin strategjik, përmes së cilit synon ndërtimin e një “administrate të zgjuar dhe moderne, me integritet të padiskutueshëm, të besuar dhe të admiruar”.
Plani fokusohet në katër shtylla kryesore: rritjen e efiçencës së mbledhjes së të ardhurave tatimore duke nxitur përmbushjen vullnetare; modernizimin e sistemeve dhe proceseve të administratës tatimore; progresin organizativ dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, si dhe integrimin në BE dhe përafrimin me standardet europiane.