‘Ua nxitë jetën’/ Neda Balluku mesazh për prindërit e rinj: Mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë

Ditën e sotme, Neda Balluku ka reaguar fuqishëm në rrjetet sociale duke adresuar një fenomen që po merr përmasa në shoqëri. Nga parku i Liqenit, ku nisi javën e saj, ajo theksoi shqetësimin mbi tendencën e prindërve të rinj që i besojnë kujdesin e fëmijëve tek gjyshërit. Ajo thote se mosha dhe sakrificat e gjyshërve nuk duhet të anashkalohen, pasi këta të fundit kanë dhënë shumë për të rritur brezin e mëparshëm dhe tani po detyrohen të kujdesen edhe për nipërit e mbesat.

“A ka mundësi të mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën. Po ua merrni edhe ato pak vite që iu kanë ngelur për të jetuar sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie. U ka dalë shpirti t’iu rrisë ju tani duhet t’ua rrisë dhe kalamajtë tu. Mbajini vetë kalamajt, çojini në çerdhe dhe shkolla”, dëgjohet ajo mes tjerash në videon e ndarë.


Shtuar 2.06.2025 15:31