U zhdukën në Valbonë, gjenden dy turistët e huaj

Policia pas kërkimeve intensive ka bërë të mundur gjetjen e dy turistëve të huaj që kishin humbur kontaktet prej dy ditësh.

Mësohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi të jenë në terren të përshtatshëm do të dërgohen në Spitalin e Tropojës.

Njoftimi i policisë:

Valbonë, Tropojë

Policia e Tropojës pas kërkimeve intesive që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme, bëri të mundur gjetjen e dy turistëve.

Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur “Lugu i Valit”, në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht ndodhen me punonjësit e Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre./albeu.com


Shtuar 4.06.2021 14:44