U zhduk një ditë më parë, gjendet e pajetë e moshuara në Korçë

Është gjetur e pajetë 75-vjeçarja nga fshati Progër, e cila ishte denoncuar e zhdukur nga djali i saj një ditë më parë.

Sipas tij, e moshuara kishte dalë nga banesa dhe më pas kishin humbur kontaktet me të. Dyshimet ishin se ajo mund të ishte marrë nga rrjedha e ujit, për shkak të rritjes së nivelit si pasojë e reshjeve.

Gjatë ditës së sotme, me rënien e nivelit të ujit, trupi i saj është gjetur pa shenja jete.

Një ditë më parë, për gjetjen e saj u angazhuan edhe forcat e ushtrisë, por pa rezultat.


Shtuar 22.11.2025 10:31