27-vjeçari Aleksandër Sadikaj që mbeti i vrarë gjatë një atentati me tritol ditën e sotme në Tiranë, është i dyshuar për një vrasje të kryer në Greqi.
Burime bëjnë me dije se Sadikaj e ka kryer vrasjen në Athinë para 5-6 viteve, për prishje të pazareve të drogës.
Ndërkohë priten të tjera detaje në orët në vazhdim, lidhur me të shkuarën e 27-vjeçarit./albeu.com/