Policia po vijon kërkimet nga toka dhe me dron në Gjipe për trupin e Eraldo Nevruzit, i cili u vra me armë zjarri nga bashkëpronari i hotelit ku punonte në Dhërmi.
Brenda hotelit, në dhomat e personelit, aty ku dyshohet se është vrarë 31-vjeçari me armë zjarri nga Gerald Shehu, janë gjetur gjurmë gjaku.
Sipas informacioneve, policia vijon të qëndrojë në ambientet përreth hotelit, për të zbuluar më shumë për ngjarjen.
Autori i krimit u kap dje ne Greqi, ndërsa makina e tij u gjet ne Sarandë.
Ai jetonte në Angli dhe besohet se atje po tentonte të arratisej, pas vrasjes së të riut në Dhërmi.
Një konflikt i castit dhe kanabisi në Angli, janë pistat e hetimit, pasi atje qëndronin të dy protagonistët e ngjarjes.