U vra nga kushëriri i tij në pyll, ky është 36-vjeçari i cili humbi jetën në Bulqizë (FOTO)

Mesditën e sotme,  një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku  36-vjeçari Vasil Kamberi, është qëlluar me armë  gjahu nga kushëriri i tij Flamur Kamberi.

Personi që  shihni në foton e mëposhtme, është  36-vjeçari Vasil Kamberi, i cili u u vra aksidentalisht me çifte nga kusheriri i tij, Flamur Kamberi.

34-vjeçar Flamur Kamberi, ka vrarë me çifte kushëririn e tij Vasil Kamberi, teksa ndodheshin në pyll (paraprakisht dyshohet për aksidentale, por dinamika është ende nën investigim policor), për gjueti.

Policia vendore e konfirmoi ngjarjen e ndodhur rreth orës 12:00, në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë. Vasil Kamberi, më herët ka mbajtur emrin Deli, por e ka ndërruar në Vasil.

“U njoftuam se është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36-vjeç, (Vasil Kamberi) i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital”, thotë policia.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Flamur Kamberi, 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, theksohet në njoftim, teksa i dyshuari po jep shpjegime për rrethanat, nëse është e qëllimtë apo aksidentale gjatë gjuetisë në pyll.


Shtuar 16.01.2025 14:33