U vra me tritol në Sauk, Artan Hoxha nxjerr detaje: Nuk ishte e lehtë t’i afroheshe, ja biznesi që kishte mes Tiranës

Aleksandër Sadikaj i cili mbeti viktimë e një atentati me eksploziv më 11 qershor, kishte një tjetër biznes në Tiranë, përveç resortit në Memaliaj.

Lajmin e bwri tw ditur gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar ne “AbcLive”, ku ka publikuar detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë, duke thënë se viktima kishte një lokal në zonën pranë rrugës “Irfan Tomini”. Ai një ditë para ngjarjes ka qenë pikërisht në atë zonë, ku dyshohet se i është vendosur edhe sasie e eksplozivit.

“Viktima ka një lokal që më parë quhej “Ofiçina”. Tani më duket ka një emër “Sancco” ashtu si te resorti i viktimës. Autorët e kanë ndjekur dhe kanë parë momentin”, tha Hoxha.

Mes të tjerash gazetari Hoxha u shpreh, që autorët kanë qenë profesionistë dhe e kanë ditur sasinë e saktë të tritolit sa për ta eliminuar Aleksandër Sadikajn.

“Kishte dalë nga makina vete. Ndihma e parë është dhënë nga persona të tjerë. Ai në spital ka arritur vonë. Mbase edhe mund të mbijetonte. Pamjet ishin shumë të frikshme. Pamje shumë të rënda.”

“Nuk ishte e lehtë  t’i afroheshe atij. Ata kanë gjetur garanci për të realizuar 100% këtë punë me eksploziv.  Kanë vendosur një sasi eksploziv me një minë të tillë për të siguruar se ai nuk do mbijetonte. “tha Artan Hoxha.

“Autorët kanë pasur burime financiare të mëdha dhe burime njerëzore të mëdha. Kanë qenë shumë të motivuar”, tha Artan Hoxha.