Mëngjesin e kësaj të marte është ekzekutuar me armë zjarri Nazmi Bandulla, 55 vjeç, në Shkodër.
Viktima është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2020, i është vënë tritol në makinë.
Gjithashtu, Bandulla është me precedent të mëparshëm, pasi ka tentuar të vrasë vëllain e tij, pas një konflikti për pronën.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com