U vodh në Itali dhe u soll në Shqipëri për t’u shitur, pianoja e shekullit të XVIII kthehet mbrapsht! (FOTO LAJM)

Një piano antike e vjedhur në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës në Itali, e cila u soll në vendin tonë për t’u shitur, do t’i dorëzohet ditën e sotme autoriteteve italiane.

Bëhet fjalë për ‘Clavikorda’ e shekullit të XVIII, pjesë e trashëgimisë italiane.

Kjo piano u gjet në një dyqan instrumentesh muzikore në Shqipëri.

Dorëzimi i saj është bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe ministria e Kulturës për komandatin e Karabinierëve për trashëgiminë kulturore në Itali.

“Dorëzimi i pianos së shekullit të XVIII e cila ishte vjedhur ne Itali, është një shenjë e bashkëpunimit serioz me një vend mik që është Italia”, u shpreh ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

“Është një shenjë e bashkëpunimit serioz me një vend mik që është Italia. Ne duam ta shtrijmë këtë bashkëpunim në të ardhmen pse jo për të bërë të mundur riatdhesimin reciprok të të gjitha veprave të trashëgimisë kulturore. Këto vepra të shkojnë aty ku ishin sepse janë pronë e popullit italian. Janë tregues i qartë i identitetit tonë kombëtar”, tha Manja./albeu.com/